UD. e detyrës së Presidentit njëherësh Kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka uruar 28 nëntorin,Ditën e Flamurit.
Osmani ka bërë të ditur se për nder të kësaj feste para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës.
Urime të gjithëve Dita e Flamurit!