Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit, ka kritikuar ashpër doracakët për edukimin seksual të publikuar nga Ministria e Arsimit, duke i cilësuar si të papërshtatshëm dhe të dëmshëm për fëmijët
“Unë mendoj që ky doracak është absolutisht i pa përshtatshëm dhe nuk përkon as me qëllimet edukative e as me aspektin pedagogjik të edukimit të fëmijëve”, tha Osmani për Front Online.
Sipas tij, këta doracakë kanë si agjendë shkatërrimin e rinisë ndaj edhe mendon që janë të dëmshëm.
“Faktikisht kjo është një agjendë përmes së cilës tentohet edhe të punohet në degjenerimin e rinisë tonë andaj mendoj që është shumë e dëmshme për gjeneratat e reja’’, tha Osmani.
Komuna e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Skenderaj dhe Drenasi kanë bërë të ditur të enjten se e kanë ndaluar përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, shkruan Front Online.
Opozita dhe ekspertet kërkojnë tërheqjen e doracakut për edukimin seks*ual