Marclei Santos dhe Hysen Bytyqi realizuan për ta përmbysur golin e Etnik Brrutit.

Ndihmës-trajeneri i Arbërisë, Ali Osmani, është shprehur se kjo ishte një ndeshje e komplikuar, duke marrë një fitore të vështirë dhe beson në mbetjen në elitë.

“Po ishte një ndeshje e komplikuar, pasi kundërshtarin e kishim të tillë, duke e ditur se ata kanë hyrë pa asnjë presion në ndeshje. Ndërsa ekipa jonë ishte në një presion të madhe dhe për këtë arritëm në një fitore të vështirë, ku këto tri pikë na i kanë dhënë një shpresë për hapa me tutje”.

“Skuadra jonë ka kualitet, besoj dhe shpresoj se sipas rezultateve dhe lojëve të cilat i kemi, do të ia arrijmë të mbesim në elitë”, përfundoi Osmani.

Tashmë Arbëria me 30 pikë renditet në pozitën parafundit të klasifikimit, por afrohet në vetëm katër pikë me skuadrën e Drenicës.