×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Të zbatohet MSA-ja, e kemi obligim kushtetues

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) synon të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

    Tutje Osmani ka kërkuar që anëtarët e komisionit ta kenë primare zbatimin e MSA-së.

    “Marrwveshja e Stabilizim Asociimit synon të rregullojë marrëveshjet Kosovë-BE dhe të forcojë integrimin e saj në tregun e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje kërkon tregti të lirë, sepse në MSA qëndrojnë aspektet ekonomike”.

    “Ata që duhet pasur që përveç përfitimeve ekonomike Kosova merr mbi vete shumë reforma dhe në përputhje me Kushtetutën, Kuvendi i Kosovës është i obliguar që të formojë këtë komision të përbashkët. Si anëtarë të komisionit shpresoj ta kenë primare zbatimin e MSA-së”.

    Ndërsa Kryesuesi i komisionit Arben Gashi ka thënë se komisioni mblidhet dy herë në vit.

    “Komisioni mblidhet dy herë në vit njëra nga mbledhjet mbahet në Kosovë dhe njëra në vendet e Bashkimit Evropian. Neve na pret plani kombëtar i MSA-së që ka ardhur në Qeverinë e Kosovës”.

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se para mbajtjes së Samitit Evropian ka kërkuar koordinim, dhe të shtyhen përpara ato çka kanë të bëjnë me vendin, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

    “Javën e parë të dhjetorit mbahet samiti evropian dhe ne do të duhej ta mendojmë ato rekomandime që kalojnë në Këshill Evropian dhe ta kenë edhe mbështetjen tonë”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik. Në një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe vartësit e tij se po...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i Komunës së Junikut, në një postim në rrjetet sociale, u është drejtuar qytetarëve të kësaj komune që jetojnë jashtë vendit,...
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes zyrës regjionale në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë masa të...
    Lajme16 Gusht 2025
    Në një shkrim të gjatë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kritikuar vendimin për marrjen me qira të zyrave me logon e...
    Sport16 Gusht 2025
    Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po vazhdon të tregojë formë të lartë me Hoffenheimin. Në ndeshjen e raundit të parë të Kupës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.