×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti: Nder secilit hero që dha jetën për Kosovë

    FrontOnline
    31 Janar 2025

    Në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

    E para shtetit i quajti lajmëtarë të lirisë dhe inspirues të brezave të UÇK-së. Osmani tha se puna me përkushtim ndaj shtetit, është nder për secilin hero që dha jetën për Kosovën.

    “Nderojmë sot trimërinë dhe guximin e heroit, Zahir Pajaziti, i cili me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, u bënë lajmëtarët e lirisë sonë, të cilët jo vetëm dhanë jetën për lirinë e Kosovës por në të njëjtën kohë inspiruan edhe breza të tërë të UÇK-së që t’i bashkohen luftës sonë çlirimtare dhe të luftojnë për Kosovën, për popullin e saj, për lirinë e kësaj toke deri në çlirimin përfundimtar i cili erdhi në qershor të vitit 1999”, tha Osmani, raporton Ekonomia Online.

    “Ideali për të cilën luftoi Zahir Pajaziti me shokë, duhet të na shërbejë sidomos në ditët e sotme, sepse liria e sovraniteti nuk janë të mirëqena, ato vazhdimisht duhet të mbrohen e të mirëmbahen, prandaj duke punuar çdo ditë me përkushtim ndaj shtetit tonë e ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, ne i bëjmë nderë secilit hero që e dha jetën për Kosovë, përfshirë edhe heroin Zahir Pajaziti”, u shpreh Osmani.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit është ende...
    Lajme01 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, po i shkel rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vëzhguesit që janë të...
    Lajme01 Mars 2025
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se shtatori i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Mars 2025
    Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz dha një intervistë për Fox News në të cilën ai përshkroi momentin kur i tha presidentit...
    Lajme01 Mars 2025
    Analisti politik, Agon Maliqi, tha se administrata e re amerikane, nuk do të ketë më mirëkuptim as për Kosovën. Sipas tij, kjo...
    Lajme01 Mars 2025
    Ushtarët shqiptarë dhe ata hungarezë, kanë kryer aktivitete stërvitore në Kampin e Novosellës, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale....
    Bota/Rajoni01 Mars 2025
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se grindjet e djeshme midis Trump dhe Zelenskyy ishin “fatkeqe” dhe ata duhet të...
    Lajme01 Mars 2025
    Sot, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26...
    Sport01 Mars 2025
    Gjilani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Suharekës në kuadër të Javës së njëzet e dytë të Superligës së Kosovës në futboll....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.