Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, me të cilët ka biseduar kërkesat e zjarrfikësve, të cilat nuk janë adresuar prej vitesh të tëra.
Sindikata e Zjarrfikësve ka bërë të ditur se problemet e tyre janë akumuluar që moti, ndërkohë që kushtet e punës janë rënduar dhe statuti juridik i tyre ka mbetur i pazgjidhur.
Ata thanë se janë një kategori me nivel të lartë rreziku, por nuk kompensohen për ndërrimin e natës, sikurse as rrezikshmëri e as për shujta.
Nga ana e saj, kryetarja Osmani tha se buxhetin për vitin 2021 do të kërkojnë t`i adresojnë çështjet e ngritura, specifikisht mbi linjën buxhetore për zjarrfikësit.