Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar presidentin bullgar Rumen Radev.
Ajo thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, transmeton Front Online.
“Bullgaria është partnere dhe aleate e vazhdueshme e Kosovës. Në takim bilateral me Presidentin Rumen Radev, diskutuam forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve në veçanti në fushën e mbrojtjes. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka shkruar Osmani. /Front Online/