Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim ndër të tjera është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, thuhet tutje në komunikatë.