Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.
Në një postim në Facebook ajo ka theksuar se kanë diskutuar për rrugën e Kosovës në forcimin e sigurisë e stabilitetit.
“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani.