U.d e presidetit Vjosa Osmani në vizitën e saj në Zvicër ka takuar edhe Alex Kuprecht, President i Senatit Zviceran (Këshillit të Shteteve), shkruan Front Online.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka theksuar se gjatë këtij takimi temë kyçe ka qenë rëndësia e bashkëpunimit me Zvicrën në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit.
“Në qendër të diskutimeve ishte rëndësia e bashkëpunimit me Zvicrën në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit, si bazë për konsolidimin e shtetndërtimit, por edhe funksionimit të suksesshëm të shtetit. Konstatuam se një punë serioze në këtë drejtim, përveç se ndikon në përmirësimin e mirëqenies të qytetarëve të Kosovës, është edhe mesazh i suksesit ndaj miqve e aleatëve tanë”, ka shkruar Osmani.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1947025988792989