×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me Erdoganin: Një mik i dëshmuar dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan, në Turqi ku udhëtoi për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë.

    Osmani tha se Erdogan “është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses”.

    “Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë”, ka shkruar Osmani.

    Ajo tha se Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.

    “Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”.

    Presidenca tha se forumi i këtij viti, me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, synon t`i adresojë sfidat ndërkombëtare në një kontekst të polarizuar global, duke vënë theksin në nevojën që diplomacia ta rifitojë rolin e saj si forcë stabilizuese dhe ndërtuese e paqes.

    Ndërkaq, Osmani në këtë dorum do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.

    Po ashtu, zyra e Osmanit paralajmëroi se ajo do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim “forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës edhe sot do të vazhdojë seancën konstituive, duke nisur nga ora 10:30. Kjo shënon përpjekjen e 24-të të konstituimit...
    Lajme31 Maj 2025
    Edhe pak ditë bëhen 4-muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, përderisa Kosova ende nuk e ka konstituar Kuvendin. Sot bëhen...
    Lajme31 Maj 2025
    Sot, e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kur qytetarët s’kanë para as për t’i paguar faturat, në prapaskenë ndërtohen firma nga...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka akuzuar Kinën për shkelje të një armëpushimi mbi tarifat e arritur më parë këtë muaj,...
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Leposaviq, më saktësisht në fshatin Dobrava, është gjetur pa shenja jete një femër në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.