Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Erdogan.
Osmani ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi kur takohet me presidentin e shtetit mik e aleat.
Ajo tutje ka thënë se takimi është zhvilluar në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.” – ka shkruar ajo