Ka votuar u.d e presidentit, Vjosa Osmani, raporton Front Online.
Osmani është parë së bashku me burrin e saj Prindon Sadriun dhe dy vajzat.
U.d e presidentit ka votuar në fakultetin Teknik.
“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, ftesë e veçantë për të gjitha vajzat dhe gratë”, ka thënë ajo.
“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë mërgatën tonë, që kanë bërë një sakrificë të madhe duke ardhë e duke marrë pjesë në votime përmes postës”, ka thënë Osmani.