U.d. e Presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë vendim për t’i shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë, raporton portali FrontOnline.
Njëri nga të shkarkuarit nga ky post është edhe Blendi Kilaj, djali i ish-zv/ministrit të PDK-së, Isni Kilaj, i cili ka qenë edhe kryetar i degës së PDK-së në Malishevë.
Ndërsa sipas burimeve të FrontOnline, konsujt e tjerë të shkarkuar janë:
Flakron Shala (Pragë)
Lindon Kqira (Shkup)
Halim Krasniqi (Tiranë)