Kandidatja për Presidente nga radhët e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani para ndeshjes Spanjë-Kosovë ka thënë se Kosova po përçon mesazhe të shtetësisë, raporton Front Online.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur e lumtur duke thënë se “çdo lëvizje e juaj do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tone”.
“Sonte, në përballje me Spanjen, zemrat e mendjen i kemi me ju. Çdo lëvizje e juaj do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë. E gjithë Kosova sonte jemi një!”, ka shkruar Osmani
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/290595159091697