Kryesia e Kuvendit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, në mesin e të cilave ishte edhe ajo për rimëkëmbje ekonomike që deri më tash nuk ka pasur vota për të kaluar në Kuvend.
Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është vendosur për ditën e enjte që të mbahet seanca ku pritet të bëhet votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun, njofton Klan Kosova.
Ajo po ashtu ka njoftuar se gjatë kësaj mbledhje janë dakorduar që të premten (09 tetor), të mbahet një seancë e veçantë, ku Kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë për 100 ditkëshin e Qeverisë.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2467435443557730/