×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Si ministër i propagandës, Vuçiqi arsyetonte mas’akrat – tani si president mohon Reçakun

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me këtë fshat dhe banorët e tij, por është një dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë.

    “Aty ku 26 vjet më parë njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës. Në një ditë të zymtë të janarit të vitit 1999, 45 banorë të Reçakut ndër të cilët burra, gra të moshuar u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë duke shpërfaqur fytyrën e egër të gjenocidit dhe shtypjes. Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me këtë fshat dhe banorët, është një dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë. Pamjet e asaj masakre që tronditën botën dhe preken ndërgjegjen ndërkombëtare, krejt kjo në saj të mikut tonë të madh amasadorit Wiliam Walker, i cili me guxim dhe përkushtim i dha zë të vërtetës së pamohueshme të vuajtjeve të popullit tonë”, tha Osmani.

    Ajo theksoi se kur njerëzit e Reçakut masakroheshin në Serbi, propagandën për arsyetimin e masakrave të tilla e bënte ministri për Informacionin me emrin, Aleksandër Vuçiq.

    “Në kohën kur Reçaku dhe Kosova kërkojnë drejtësi për viktimat e pafajshme të luftës, ajo që shohim në Serbi është vazhdimësi e viteve të 90-ta, mendësi kjo që shkaktoj mbi 100 mijë civil të vrarë në këtë pjesë të Evropës. Kur njerëzit e Reçakut masakroheshin, në Serbi propagandën për arsyetimin e masakrave të tilla e bënte ministri për Informacionin ,me emrin Aleksander Vuçiq. Sot, po i njëjti nën petkun e presidentit të Serbisë vazhdon ta mohoj masakrën e Reçakut, e mohon atë që bota e pa me sytë e vetë e quan Millosheviqin njeri të madh me qëllime të mira. Dhe si propagandues që është në njërën anë, flet për paqe, e në anën tjetër dërgon forca të veta paramilitare terroriste për ta sulmuar Kosovën. Por, sikurse në vitet e 90-ta njësoj edhe sot Kosova ka djem e vajza që i dalin zot atdheut dhe e mbrojnë çdo pëllëmbë të saj”, tha Osmani, raporton Ekonomia Online.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Reçak, nuk respekton kujtimin e të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët të mbledhur në oborrin e shtëpisë tregonin gjëra nga më të ndryshmet për jetën jashtë izolimit. Driloni u shpreh se takimet...
    Vip15 Janar 2025
    Drenusha ka diskutuar me Drilonin për jetën e saj para ndarjes me ish-bashkëshortin. Ajo u shpreh se ka dy vjet që është...
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.