Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e pyetur nga gazetarët nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ka thënë se ajo ka bërë thirrje qysh moti që të gjithë t’i kthen popullit.
Osmani ka thënë se po të pyetje ajo, kjo qeveri nuk do të formohej fare, sepse është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.” Sikur të merrej parasysh qëndrimi im, kjo qeveri nuk do duhej të formohet fare sepse nuk është vullnet i qytetarëve dhe unë vazhdimisht kam bërë thirre që të gjithë të kthemi tek populli”, ka thënë Osmani.
Osmani e ka cilësuar si vragjile këtë qeveri, ndërsa ka thënë se për mocionin e iniciuar nga Vetëvendosje nuk kanë diskutuar ende.Osmani ka thënë se raportimi i kryeministrit për 100 ditkëshit është paraparë të jetë më 9 shtator, ndërsa që do të ketë seancë edhe me 10 shtator.
Të enjten do të kemi votimin për vlerat e UÇK -së rimëkëmbje, dialogun me Serbinë dhe masat e përkohshme. Janë këto pesë pika ku nuk ka pasur vota të mjaftueshme”.
Ajo tha së do të kenë edhe seance të re plenare dhe do të përfshijë ratifikimin e dy marrëveshjeve të Kosovë dhe Italisë dhe marrëveshje ndërmjet Republikës së kosës dhe BE-sëAjo tha përgjegjësia është te kryeministri, sepse nuk po mund ti bëjnë 60 vota për ti votuar këto ligje.