Arbëria e ka fituar takimin hapës të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll ndaj Feronikelit.
Skuadra nga Dobraja e Madhe e Lipjanit ka marrë pikët e plota në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
“Kuqezinjtë” triumfuan ndaj “Industrialistëve” falë golit të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt me autor Bahtirin.
Pas ndeshjes, Ali Osmani, ndihmëstrajneri i Arbërisë është shprehur optimist se Arbëria do të mbetet në elitë.
“E arritëm fitoren e madhe sot edhe pse nuk e kemi pritë. I përgëzojë të gjithë futbollistët për angazhimin e bërë. Sipas kësaj loje dhe kësaj fitore besoj që në fund Arbëria do të mbetet në Superligë”, tha ai për Art Sport.
Kjo fitore e ka ndezur edhe më shumë luftën për mbijetesë. Arbëria tashmë ka 33 pikë në vendin e parafundit, një më shumë se Drenica në zonën e barazhit.
Ndërkohë, skuadra e Klodian Duros është e gjashta me dy pikë më shumë.