×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani shkon në Hungari, do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Hungari ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari.

    Presidenca njofton se ky takim do të mbledhë liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti.

    “Takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti, në Budapest.”

    Osmani dhe liderët e tjerë do të diskutojnë për sfidat e sigurisë në Evropë, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme, sfidat e migracionit dhe ato ekonomike.

    Ajo do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe do të mbajë dy fjalime, njërin në seancë plenare dhe tjetrin në tryezën punuese për sigurinë ekonomike.

    Në kuadër të Samitit, Presidenca njofton se Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë.

    Ajo do të takohet edhe me mërgatën shqiptare në Hungari.

    “Komuniteti Politik Evropian është një platformë për liderët evropianë për të diskutuar çështjet kyçe me të cilat përballet kontinenti, nga siguria dhe migrimi te stabiliteti ekonomik dhe mjedisi. E nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në të gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe ta thellojë bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe jashtë saj.”

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Një incident ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku tash e një kohë po zhvillohen punimet. Aty sot dyshohet se...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për fitoren e presidentit të ri të SHBA, Donald Trump thotë se është rikthim historik për Amerikën...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, si pronarë dhe përgjegjës në nja autoshkollë me seli në Kaçanik dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Zvicra do ta ndalojë mbulimin e fytyrës në hapësirat publike. Ky vendim hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2025. Kjo...
    Vip06 Nëntor 2024
    Drenusha Latifi ka komentuar daljen vullnetare të ish-burrit të saj, Atilla Kardesh, nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3. Në një...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i sektorit privat, mori pjesë në protestën e sotme solidarizuese me punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës. Ai shprehu...
    Opinione06 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Zgjedhjet në SHBA nuk janë vetëm për amerikanët, janë një ngjarje me ndikim të thellë për tërë botën. Amerika...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 nëntor një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se është dhunuar nga një...
    Vip06 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Rovena e ka vlerësuar fjalimin e Atillës para daljes vullnetare nga shtëpia. Ajo tha se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.