Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar edhe njëherë Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Front Online.
Ajo tha se që nga 25 marsi, kur LDK-ja kishte vendosur të largohej nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk është dakorduar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Ajo tha se nga ky i fundit gati çdo dy javë ka pasur sulme.
“Ka pasur së paku çdo dy javë sulme në raport me mua. Mirëpo ajo që e tha së fundmi është shumë e ulët”, tha ajo në Syri tv./Front Online