Presidentja në detyrë e vendit Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth paraqitjes së emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me një hartë në të cilën ‘’kthente’’ Kosovën pjesë të Serbisë.
Osmani thotë se kufijtë e Republikës së Kosovës u shënuan me humbjen e mijëra jetëve të pafajshme nga regjimi gjenocid i Serbisë, dhe nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete.
”Republika e Kosovës është dhe do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm dhe sovran. Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”.
The Republic of Kosovo is and always will be an independent, indivisible & sovereign country. Our borders were marked with the loss of thousands of children, women & men, whose innocent lives were taken by Serbia’s genocidal regime. There cannot be neutrality towards this truth. pic.twitter.com/m30pj1c5Cc
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 25, 2021