×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pret që Kongresi ta kalojë rezolutën që kërkon drejtësi për të mbijetuarit e dhunës sek’suale gjatë luftës në Kosovë

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Kongresistët amerikanë përmes një rezolute të propozuar kanë kërkuar drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Për këtë rezolutë të propozuar ka shkruar presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se pret që ajo të miratohet.

    Kongresistët amerikanë përmes një rezolute të propozuar kanë kërkuar drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Presidentja Vjosa Osmani tha se e pret “me padurim” miratimin e kësaj rezolute, ndërsa ka falënderuar kongresistët amerikanë.

    “Falënderoj ligjvënësit amerikanë që kërkuan drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës gjenocidale të Serbisë kundër popullit të Kosovës. Zërat e të mbijetuarve tanë – si ai i Vasfijes dhe i Shyhretes – thyen heshtjen dhe u dhanë forcë mijëra të tjerëve. Për të gjithë ata, drejtësia nuk është një zgjedhje – ajo është një e drejtë e mohuar prej kohësh. Derisa i afrohemi 14 Prillit – Ditës Kombëtare të Kosovës për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës – kjo njohje është një hap i fuqishëm përpara. Pres me padurim miratimin e kësaj rezolute”, tha ajo në një postim në X.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot një nga periudhat më të rënda të historisë së Kosovës, duke nderuar sakrificën e...
    Lajme18 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës zyrtarisht njoftoi se seanca e ardhshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet nesër, e shtune, duke...
    Lajme18 Prill 2025
    Të akuzuarit Mendim Sojeva dhe Ganimete Gashi-Ahmeti të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë mbrojtur në heshtje në rastin që ngarkohen...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës ka vendosur kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dalë me një deklaratë për formimin e institucioneve. Berisha ka thënë se nuk është...
    Kronika18 Prill 2025
    Raportohet se një burrë është kanosur nga dy të tjerë, në Skenderaj. Policia përmes raportit 24-orësh bën të ditur se lidhur me...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka shfrytëzuar sot një prej pikave mobile të Qendrës së Transfuzionit për të...
    Lajme18 Prill 2025
    Ministri “i dorëhequr”, Faton Peci, ka tentuar të ironizojë me situatën e krijuar në Kuvend ku opozita po i kërkon anëtarëve të...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka rënë dakord për një vizitë zyrtare në Romë dhe do të konsiderojë gjithashtu takimin me përfaqësues të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.