×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pret që Kina të avancojë shpejt drejt njohjes së Kosovës

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Presidentja Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se Republika Popullore e Kinës mund ta njohë Kosovën së shpejti.

    Këto komente, e para e shtetit i bëri gjatë një paneli të titulluar “ADFTalks”, që u mbajt në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë 2025.

    “Natyrisht, na duhet të luftojmë propagandën serbe dhe ruse, ato shkojnë njëra me tjetrën. Kina nuk është e përfshirë, ndonëse direkt nuk na kanë njohur, ata nuk kanë qenë të përfshirë aktivisht në luftimin e Kosovës, kanë pasur më shumë një rol abstenues, sesa të angazhohen kundër Kosovës. Prandaj, do të prisja më shumë që Kina të avancojë (drejt njohjes, shën.red.) më shpejt, por nga Rusia, Putini, nuk pres diçka të mirë për Kosovën e as për botën”, deklaroi Osmani në këtë forum, raporton Klankosova.tv.

    Presidentja tha se vendi i fundit që ka njohur Kosovën, është Kenia, si vendi i 118-të, dhe shtoi se ky proces do të vazhdojë.

    Sipas saj, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është mes dy shteteve dhe se përfundimi i tij duhet të jetë njohja reciproke.

    Përsa i përket mbështetjes ndaj Kosovës, Osmani tha se dy nga shtetet që e kanë mbështetur vendin janë ShBA-ja dhe Turqia, teksa falënderoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetje të vazhdueshme dhe e vlerësoi atë për mbështetje personale që ka dhënë në çdo mundësi.

    “Presidenti Erdogan është një mik i jashtëzakonshëm për vendin tonë. Populli i Kosovës është jashtëzakonisht mirënjohës dhe mezi presim të vazhdojmë të punojmë me të, me kabinetin e tij, dhe mbi të gjitha me popullin turk që tregon gjithmonë dashuri dhe mbështetje për popullin e Kosovës”, përfundoi Osmani.

    Forumit Diplomatik të Antalisë (ADF2025) organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë dhe nën patronazhin e Presidentit Erdogan. Tema e këtij viti është “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën, kjo...
    Lajme17 Maj 2025
    Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledhur në Shqiponjë për të përkujtuar 26 vjetorin e çlirimit...
    Lajme17 Maj 2025
    Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me problemin e mbeturinave në Prishtinë, duke kritikuar kryetarin e...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Sala Jashari, bashkëkryesuese e seancës konstituive, njëherit deputete e PDK-së ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes që seancat të mbahen një herë...
    Lajme17 Maj 2025
    Sot është zhvilluar edhe tentativa e 17-të për konstitumin e Kuvendit, e cila, si tentimet e tjera nga seanca, ka përfunduar pa...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic. Ata bashkëkryesuan tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur...
    Lajme17 Maj 2025
    Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka dalë me një reagim publik në lidhje me situatën e krijuar nga mosmarrëveshja mes tyre dhe Komunës...
    Lajme17 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Marketing të Veshmbathjes (KAMA) shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ishte e pranishme në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik që po mbahet në Tiranë. Linda komentoi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.