×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Pokleku është Holokausti i Kosovës

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot masakrën e Poklekut.

    Osmani në shkrimin e saj thotë se gjurmët e 54 civilëve të vrarë në këtë masakër janë ende të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën u vranë.

    “Trupat e njomë të fëmijëve, bashkë me familjet e tyre, ishin bërë shkrumb e hi, për ta bërë të pamundur identifikimin e për ta fshehur krimin mizor. Ky krim kishte një qëllim të qartë: shfarosjen e zhukjen e popullit tonë nga faqja e dheut. Prandaj, viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj masakre janë dëshmi e fuqishme se në këtë fshat më 17 prill 1999 ndodhi Holokausti i Kosovës” shkruan Osmani.

    Tutje Osmani shkruan se tashmë duhet të bëhet e pamundura që kryrësit e këtij akti makabër të dalin para drejtësisë.

    Postimi i plotë:

    Pokleku është Holokausti i Kosovës

    Gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vrarë në Masakrën e Poklekut, në mesin e të cilëve 24 fëmijë, ende janë të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën së pari u vranë, pastaj u dogjën dy herë radhazi. Në mesin e tyre, Lirie Muqolli gjashtë muajshe, jeta e së cilës u shua në filim të saj nga forcat policore e ushtarake të regjimit gjenocidal serb. Emri i saj ishte Liri, porse lirinë nuk e arriti!

    Ajo dhe fëmijët e tjerë u vranë pse ishin shqiptarë, teksa bashkë me gra, djem e burra të tjerë prehen në një varrezë të përbashkët. Trupat e njomë të fëmijëve, bashkë me familjet e tyre, ishin bërë shkrumb e hi, për ta bërë të pamundur identifikimin e për ta fshehur krimin mizor. Ky krim kishte një qëllim të qartë: shfarosjen e zhukjen e popullit tonë nga faqja e dheut. Prandaj, viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj masakre janë dëshmi e fuqishme se në këtë fshat më
    17 prill 1999 ndodhi Holokausti i Kosovës. Fëmijët e vrarë ishin të moshës gjashtë muajshe e deri në 17 vjeç. Bashkë me ta është vrarë edhe poeti i tyre, poeti i fëmijëve Ymer Elshani me gruan, katër djemtë, nënën dhe kunatën.

    Dëshmitë dhe disa dëshmitarë të mbijetuar në Poklek si dhe në masakrën në Çikatovë të Vjetër ku u vranë edhe 24 civilë shqiptarë po më 17 prill, qartë tregojnë qëllimin shfarosës që kishte Serbia.
    Sot, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, z.Glauk Konjufca nderuam të rënët dhe ndamë dhimbjen për ta bashkë me familjarët e tyre. Sot, zëri i Lirisë dhe i fëmijëve, grave e burrave të tjerë të vrarë në këto masakra trokasin në ndërgjegjen tonë si thirrje e fuqishme për drejtësi!

    Ne që po e gëzojmë lirinë na mbetet mision që ta bëjmë të pamundurën që kryesit e këtij akti makabër të dalin para drejtësisë. Liria dhe paqja do të kenë kuptim kur familjarët e të masakruarve në Çikatovë të Vjetër e në Poklek ta gjejnë qetësinë kur drejtësia të marrë epilog. E ne nuk do të ndalojmë kurdo dhe kudo ta themi dhe ta mbrojmë të vërtetën për këto masakra!

    Qoftë i përhershëm kujtimi për të rënët në masakrën e Poklekut dhe të Çikatovës së Vjetër!

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka qëndruar sot në Komunën e Junikut, ku së bashku me kryetarin e...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se, raportimet kinse Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava. Haradinaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimi Evropian. Përmes një shkrimi X, Bislimi tha...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e Vetëvendosjes, Mirlinda Tishukaj, ka reaguar për situatën që po krijohet rreth koordinatores së komiteteve, Dejona Mihali. Ajo shprehu shqetësimin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.