Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Zajnullah Gruda.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka thënë se shembulli dhe vepra që la pas Gruda, do të jetojnë përgjithmonë.
Shkrimi i saj:
Lamtumirë Profesor!
Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.
Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor.