×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për median polake: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për median polake, TVP World.

    Osmani tha gjithashtu se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian.

    “Rusia dhe Putini duan të hapin një front të ri kundër Perëndimit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor”.

    “Dhe për këtë arsye, është thelbësore që Kosova të punojë krah për krah me aleatët, me partnerët nga bota demokratike, për t’u siguruar që ne të ndalojmë këto nisma destabilizuese nga Serbia, të ndihmuara dhe të nxitura nga Rusia, dhe në të njëjtën kohë të forcojmë mbrojtjen tonë në mënyrë që kur Serbia që ka qëllime për të na kthyer të gjithëve në të kaluarën, ne mund të vetëmbrohemi dhe të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë e më gjerë”, tha presidentja, transmeton Klankosova.tv.

    Komentet e saj pasqyrojnë shqetësimet se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë lidhjet e saj të forta ekonomike, kulturore dhe historike me Serbinë për të ushtruar ndikim në një rajon që është ende në një gjendje fluksi.

    “Unë besoj se ka shpresë për një Ballkan Perëndimor që përfundimisht të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”.

    “Por parakushti për të arritur rezultate të tilla është trajtimi i Serbisë për atë që është […] një shtet satelit i Rusisë, i cili vetëm sa po rrit bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe politik me Rusinë”, tha ajo.

    Osmani ia atribuoi tensionet mes Serbisë dhe Kosovës politikave të Beogradit ndaj republikës.

    “Nuk është se Kosova dhe Serbia po kontribuojnë në tensione”.

    “Ka një vend që është Serbia që është kthyer në shtetin më të fortë të Putinit në Evropë. Dhe pastaj është Kosova dhe vendet e tjera të rajonit që janë vazhdimisht viktima të akteve të agresionit nga Serbia”, u shpreh presidentja Osmani në këtë intervistë.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.