×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar.

    Osmani tha se Vuçiqi mund të shpallë çfarë të dojë, por tha se realiteti i përhershëm është se Kosova është dhe do të mbetet përherë shtet i pavarur, sovran, demokratik e që do fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet në rajon.

    “Shpresoj që këto fjalë të Vuçiqit, që tregojnë mendësinë e tij të vërtetë, që është trashëgimi e Millosheviqit, po dëgjohen nga bota mbarë, në veçanti nga disa që po shpresojnë se ai derisa e mban lëkurën e qengjit, nuk është ujku përbrenda”.

    “Në fakt, është i njëjti njëri, që ka qenë ministër i Propagandës së Millosheviqit, që ka menduar vetëm si t’i sulmojë e t’i shkatërrojë të tjerët. Kjo është logjika e vetme që mbizotëron në politikën e Serbisë për momentin dhe shpresoj që sa më parë që ta shohim dhe ta pranojmë këtë realitet, edhe shumë nga miqtë tanë në Evropë, aq më parë dhe aq më shumë do të kontribuojnë për paqen afatgjate në rajonin tonë”, tha Osmani në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova.

    Tutje, Osmani e paralajmëroi presidentin serb se çka do që mund të synojë, do të përballet me vendosmërinë e institucioneve të Kosovës.

    “Fytyra e vërtetë e Vuçiqit është ajo që i kërcënon shtetet fqinje me okupim. Nuk ka Vuçiq tjetër, nuk ka Vuçiq pro-paqe, por ka Vuçiq që shkakton destabilitet, që do ta kthej rajonin prapa, por assesi nuk do ta lejojmë”.

    “Çka do që mund të synojë, do të përballet me vendosmërinë e institucioneve të Kosovës sepse nuk ka kthim mbrapa, nuk lejojmë kthim prapa”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Xheneta kanë shfaqur panik për lojën e një prej banorëve brenda shtëpisë. Ishte Drenusha ajo që i tha për një...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.