×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për Kadaren: Populli shqiptar sot është në zi, humbi kolosin e dijetarin më të njohur

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

    Osmani e ka quajtur Kadarenë gjeni shqiptar dhe mbështetës të pandalshëm të së drejtës së popullit shqiptar në Kosovë.

    “Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë.

    Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet.

    Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore.

    Populli i Kosovës, sikur i gjithë populli shqiptar, sot është në zi. Ai humbi kolosin e dijetarin më të njohur shqiptar, humbi mbështetësin e pandalshëm të së drejtës së popullit shqiptar në Kosovë për të jetuar i lirë e i mosvarmë e promovuesin e pandalshëm të kësaj të drejte gjithandej botës. Humbi shkrimtarin e papërsëritshëm, të cilit si Presidente kisha nderin t’ia dorëzoja shtetësinë e Kosovës kohë më parë, sikurse edhe Urdhrin “Hasan Prishtina”.

    Për dhjetëvjetësha të tërë, ai e kultivoi artistikisht e intelektualisht ndjenjën e lirisë, duke na bërë edhe ne, shqiptarëve të Kosovës, ta kuptonim më mirë përmasën e lirisë e ta gjakonim atë përjetësisht.

    Kapërcimi i tij në jetën e përtejme shënjon ndarjen fizike nga ne, por ai do të mbetet përjetësisht në zemrat e në shpirtrat e miliona lexuesve e adhuruesve të veprës së tij, në zemrat e shpirtin e çdo shqiptari, kombit të cilit i shërbeu deri në frymën e fundit.

    Lavdi veprës e jetës së kolosit Ismail Kadare!” – ka shkruar Osmani.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme03 Korrik 2024
    Sot do të bëhet varrimi i shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën në mëngjes në Tiranë....
    Lajme03 Korrik 2024
    Më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati njoftuar se kanë nënshkruar kontratë me "Elektroserver" për të shpërndarë dhe furnizuar me energji elektrike...
    Lajme03 Korrik 2024
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin...
    Të tjera
    Sport02 Korrik 2024
    Pas golit të dytë të Turqisë, Austria i ka hapur letrat deri në përfundim të lojës duke shënuar kundër Turqisë, raporton Gazeta...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila nuk ka bërë pazare me kryekriminelin, Millan Radojçiq...
    Lajme02 Korrik 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimeve bilaterale dhe atij trelateral me kryenegociatorin e...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Një numër në rritje i liderëve demokratë po thonë se duan që presidenti amerikan Joe Biden të tërhiqet nga gara, “për të...
    Lajme02 Korrik 2024
    Gazetari, Lavdim Hamidi gjatë debatit në Context të ATV-së , me deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.