×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Për herë të parë në histori, Kosovës iu hapën dyert në Samitin e NATO-s

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit, tha se për herë të parë vendit iu hapërn dyert në Samitin e NATO-s.

    Ajo po ashtu shton se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me partnerë te tjerë, riafirmojnë rolin e vendit për paqe zhvillimin në rajon dhe më gjerë, njofton Klankosova.tv.

    “Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara, si dhe me partnerët e tjerë në Evropë e përtej, riafirmojnë rolin tonë si një forcë proaktive për paqen dhe zhvillimin në rajonin tonë dhe më gjerë”, tha e para e vendit.

    “Pjesëmarrja jonë aktive në samite dhe forume ndërkombëtare, ka fuqizuar gjithnjë e më shumë zërin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Për herë të parë në histori, Kosova është ftuar në samite edhe të organizatave ku nuk është anëtare, siç ishte samiti i NATO-s dhe organizime të tjera ndërkombëtare ku dëshmuam se rëndësia e një shteti nuk përcaktohet vetëm nga madhësia gjeografike apo ekonomia, por edhe nga rrëfimi ynë, shembulli që japim si dhe vlerat që mbrojmë”.

    “Veprimet e politikës sonë të jashtme janë shtrirë edhe në kontinente, rajone e shtete të tjera, përtej Evropës e SHBA-ve, duke përfshirë Afrikën, Azinë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine. Kjo shtrirje është më shumë se simbolike, ngase përfaqëson aspiratën tonë për bashkëpunim gjithëpërfshirës që i kapërcen kufijtë apo distancat gjeografike”.

    “Vetëm deri tani në vitin 2024, kam realizuar dhjetëra vizita ndërkombëtare e qindra takime me liderë dhe palë të interesuara nga i gjithë bota. E këto vizita e komunikime në interes të Kosovës do të vazhdojnë edhe në pjesën e mbetur të vitit dhe tutje përgjatë gjithë angazhimit tim politik. Çdo vizitë ka hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fushat nga siguria deri te zhvillimi ekonomik. Veçanërisht, politika jonë e jashtme proaktive ka adresuar interpretimet e veprimet dashakeqe nga Serbia në lidhje me atë se çfarë është e çfarë përfaqëson sot Kosova. Përgjigja ka qenë përherë një dhe e vetme: Kosova e lirë, e pavarur, sovrane e demokratike është një realitet i pakthyeshëm!”, tha Osmani

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në bazë të informacioneve që ka marrë nga deputeti Palë Lekaj...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se buxheti për vitin 2025 nuk duhet të hidhet farë në votim....
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka vendosur një mesazh në foltoren e Kuvendit të Kosovës. “Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Endrit Shala do të jetë kandidat për deputet. Limaj ka thënë se Shala ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Performancës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Ksoovës ku qortoi qeverinë kosovare për “kumarxhizëm”...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Pjetër Shala përmes mbrojtjes së tij ka kërkuar nga Paneli gjyqësor që të mos marrë pjesë në seancën për caktimin e urdhrit...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, tha se Zvicra është destinacioni i pesë më i madh i Kosovës sa i...
    Kronika21 Nëntor 2024
    Ka vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, deklaroi se shqipja do t’i mbijetojë barbarive të këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.