Pas shpalljes si kampione e Evropes në xhudo të Distria Krasniqit, presidentja Vjosa Osmani e ka uruar atë për çmimin.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka shkruar se arritjet e xhudistëve janë reflektim i pastër i punës së palodhshme, angazhimit në një mision me qëllim të qartë.
“Ditën e parë të punës si Presidente e fillova pikërisht me Distrian dhe xhudistet tona fantastike. Atë ditë e kuptova edhe njëherë që secila nga këto vajza janë një shkëndijë në vete e që s’do ndalen së shëndrituri asnjëherë.
Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve, për nderin që po i bëni Republikës sonë”, ka shkruar ndër të tjera Osmani
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/300793388071874