×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës

    FrontOnline
    25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, përmendi të arriturat e Kosovës, dhe mirënjohjen e saj ndaj shtetit të Kanadasë për mbështetjen e pareshtur të tyre.

    Ajo tha se Kosova nga një vend i djegur deri në hi, u shndërrua në shtetin më demokratik në rajon, e në një vend që jep siguri te vendet tjera, kur dikur merrte atë.

    “Kënaqësia ime më e madhe gjatë vizitave anë e kënd botës është kur flas m studentë, kam qenë profesoreshë juridike më parë, pra është diçka që me të vërtetë më mungon. Është kënaqësi të jem në Kanada, dhe jam falënderuese për mbështetjen që Kanadaja në vazhdimësi i ka dhënë njerëzve të Kosovës”, tha Osmani.

    Ajo tha se njerëzit e Kanadasë i qëndruan krah popullit të Kosovës gjatë luftës.

    “Në orët më të errëta kur ishim refugjatë rreth 80 për qind e popullit të Kosovës në luftën para 25 vjetëve, ajo që është e rëndësishme, është se kush qëndroi krah nesh. Njerëzit e Kanadasë ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës, dhe më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen e thellë që kemi ndaj jush, që gjithsecili nga ju hapi zemrat dhe dyert për ne”, tha ajo.

    Tutje, Osmani tha se Kosova është kthyer nga një shtet i shkrumbuar, në një që ka demokracinë më të fortë ë rajon.

    “Në 25 vjet ne jemi bërë një shtet që dikur merrte siguri, tani po jep atë. Jemi kthyer nga një shtet që ishim të shkrumbuar, në një shtet që ka demokracinë më të fortë në rajonin tonë. Kemi popullsinë më të re në Evropë, një nga asetet tona më të shkëlqyera, kemi gjeneratën e re të edukuar, punëtorë të cilët janë gati të kontribuojnë jo vetëm për Kosovën por edhe jashtë saj”, u shpreh ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj partie do ta ringjallë arsimin e Kosovës. Kreu i kësaj...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Klinika e Urologjisë në QKUK ka rikthyer shërbimin e rëndësishëm për trajtimin e gurëve në veshka dhe sistemin urinar, ESWL (Extracorporeal Shock...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar ministrit...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Replikat mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual të kësaj Ministrie, Hekuran Murati, as sot s’kanë të ndalur. Bajrami ka...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Pas vrasjes së nxënësit 14-vjeçar Martin Canit në Tiranë, më herët nisi protesta e paralajmëruar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri. Shumë...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Akuza ndaj tij lidhet me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson aktualisht presidencën e BE-së – për ta shtyrë hapjen e kapitullit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli tha në Frontal në T7 se ministri i Bujqësisë, Faton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.