×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani ngushëllon ish-presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi, raporton Sinjali.

    Osmani tha se kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, do të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

    “Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

     

    Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

     

    Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi.

    Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar pasi u dekorua me  Medaljen Presidenciale të Meritave...
    Lajme18 Mars 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot në mbledhjen komemorative për babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se ai ishte njeriu...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me babanë e Thaçit. Haxhi Thaçi shpresonte se Hashim...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Ka vdekur avokati nga Podujeva, Gëzim Namani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK’së në Podujevë, Ekrem Hyseni....
    Lajme18 Mars 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, së bashku me ekipet turke të Monitorimit të Lidhjes, ekipin e Bashkëpunimit Civil-Ushtarak dhe drejtuesit...
    Lajme18 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të hënën në Berlin ka dekoruar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag dhe ish-ministrin...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas disa spekulimeve dhe dezinformatave lidhur me numrin e viktimave nga tragjedia që ndodhi në...
    Lajme18 Mars 2025
    Ka vdekur Fadil Shishani, veteran i arsimit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale. Shishani shquhet për kontributin e...
    Lajme18 Mars 2025
    1 mijë e 949 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 27...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.