×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Nëse s’e zbaton Serbia, zbatimi i pjesës sonë të marrëveshjes vetëm në shkëmbim të anëtarësimit në NATO

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse Serbia s’e kryen pjesën e saj për zbatim të marrëveshjes atëherë si alternativë do të duhej të ishte diskutimi me aleatët për zbatimin e pjesës së saj “vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO e organizata ndërkombëtare”.

    Ajo ka shpjeguar qëndrimin e saj mbi këtë çështje.

    “Ajo çfarë kam thënë është që 1. zbatimi i marrëveshjes ka kuptim vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe 2. Si alternativë, si presidente e vendit besoj se nëse shihet përfundimisht se Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes (gjë që unë besoj se nuk do ta bëjë, edhe nëse e nënshkruan), atëherë ne do të duhej të diskutonim me aleatët tanë, zbatimin e pjesës sonë vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO e organizata ndërkombëtare, garancitë e sigurisë nëpërmjet BSA-së, si dhe mbështetje për njohje të reja. Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”.

    Ajo tha se “dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE-ja, fatkeqësisht ka qenë komplet i pabalansuar me një trajtim të padrejtë ndaj Kosovës dhe një akomodim të vazhdueshëm të Serbisë. Fakti që në tavolinën e dialogut sot, shteti që kreu agresion ndaj Kosovës nuk është nën masa, kurse viktima e këtij agresioni, Kosova, është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj. Prandaj, është e domosdoshme që të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje, nga të gjithë ata që vërtetë duan paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Por, kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk duhet të vetë-reflektojmë për rrugën e deritanishme dhe si mund të bëhen gjërat më mirë”./Express/

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se buxheti për vitin 2025 nuk duhet të hidhet farë në votim....
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka vendosur një mesazh në foltoren e Kuvendit të Kosovës. “Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt kryeqendrës së Polonisë, Varshavës....
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Performancës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Ksoovës ku qortoi qeverinë kosovare për “kumarxhizëm”...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Pjetër Shala përmes mbrojtjes së tij ka kërkuar nga Paneli gjyqësor që të mos marrë pjesë në seancën për caktimin e urdhrit...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, tha se Zvicra është destinacioni i pesë më i madh i Kosovës sa i...
    Kronika21 Nëntor 2024
    Ka vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, deklaroi se shqipja do t’i mbijetojë barbarive të këtij...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka përkujtuar veprimtarin e LDK’së, Xhavit Ahmetin, 28 vjet pas vdekjes. Ai ka thënë se Ahmeti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.