×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në Forumin e Antalias: Vendi ka filluar një momentum të ri për njohje të reja

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën e përhershme me SHBA-në, për dialogun me Serbinë e për një sërë temash tjera. Gjatë këtij qëndrimi në Antalia, ajo ka takuar edhe presidentin turk dhe atë sirian.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë dy aleatët që kanë ndihmuar shumë Kosovën ndër vite. Kështu tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, me temë “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”.

    Osmani, e cila po qëndron në Antalia me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për rrugëtimin e Kosovës nga lufta e tutje.

    “Ne jemi një shembull i mirë që u rrit nga zero, nga hiri, disa gjëra që ishin tërësisht të rrënuara për toke për shkak të diktatorit, për shkak të regjimit dhe gjenocidit por përsëri kombi ynë është një shembull i asaj se si bota u bashkua dhe nuk i mbylli sytë para vuajtjeve dhe represionit të popullit që po vuanin me shekuj të tërë”, tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

    Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, Osmani tha se pas njohjes nga Kenia, vendi ka filluar një momentum të ri për njohje të reja, por se këtë po e vështirëson propaganda e Serbisë dhe shteteve të tjera diktatoriale.

    E para e shtetit foli edhe për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura.

    “Kur flasim për dialogun me Serbinë, e ritheksoj se dialogu është për njohje të ndërsjellë, deri tani kemi diskutuar për lirinë e lëvizjes, mallrave, të zhdukuri, për çka Serbia duhet të hap arkivat e veta nga vitet e 90-ta në mënyrë që të gjenden trupat e të zhdukurve, shumica prej të cilëve janë fëmijë. Por, Serbia po dëshmon që s’është për dialog, por vetëm ne”, tha presidentja e vendit.

    Osmani përsëriti rolin e rëndësishëm që SHBA-të kanë në dialog.

    “Gjithmonë kam kërkuar përfshirje nga SHBA-të sepse kjo tregon që në këto vite pune dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar dhe sa më i fuqishëm që është roli i SHBA-së, marrëveshjet do të jenë më të realizueshme dhe nëse nuk është e përfshirë SHBA-ja, procesi do të jetë më i dobët”, shtoi ajo.

    Gjatë qëndrimit në Turqi, Osmani është takuar edhe me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan për të cilin tha se është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses.

    Ajo ka theksuar se Erdogan është një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë.

    Po ashtu, Osmani ka takuar edhe presidentin e Sirisë, Ahmet al Sharaa (Ahmed al Shirau), me të cilin ka biseduar për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Sipas saj, Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta, dhimbjen e luftës, shpërnguljen dhe sfidën e rindërtimit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Analisti, Shenoll Muharremi ka bërë me dije se Kosovës i duhet një qeveria stabile. Ai ka vlerësuar se Kosova po kalon nëpër...
    Lajme17 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, mbrëmë në Klan Kosova ka shprehur qëndrimet e njëjta të partisë lidhur me zhvillimet e fundit për...
    Lajme17 Prill 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca e parë për sulmin terrorist në Banjskë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit...
    Të tjera
    Kronika17 Prill 2025
    Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani Elezit, H. Mici,  ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të testojë aftësinë e saj si një urë lidhëse midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kur të...
    Lajme17 Prill 2025
    Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar për “Front Online” se deklarimi i djeshëm i kryeministrit Albin Kurti...
    Kronika17 Prill 2025
    Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale. Bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor...
    Lajme17 Prill 2025
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për “Front Online” ka folur mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së...
    Lajme17 Prill 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.