×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Mësimdhënësit janë bazamenti më i shëndoshë i shoqërisë sonë

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, duke uruar mësimdhënësit për 7 Marsin, duke thënë se përkulet përpara punës së mësuesve e të mësuesve tona, përpara të gjithë atyre që ndriçimin e rrugëtimit të dijes e kanë mision të jetës.

    Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mësimdhënësit janë bazamenti më i shëndoshë i shoqërisë sonë “e ata që i ndriçuat me mësimet tona janë garanca jonë më premtuese për një të ardhme më të mirë”.

    Postimi i plotë i Osmanit:

    “Në 7 marsin e vitit 1887, në Korçën e bukur, në qytetin e serenatave u ekzekutua një nga notat më domëthënëse të historisë sonë që hapi rrugën për kompozimin e një serenate të veçantë për popullin tonë. Në 7 marsin e 134 viteve më parë u hodhën hapat e parë në rrugëtimin më fisnik që ndriçoi mendjet tona. Në këtë ditë, me ndërtimin e mësonjëtores së parë shqipe u vu bazamenti më i qëndrueshëm i arsimit shqiptar.Në frymën e atdhetarëve e veprimtarëve të shquar që dhanë kontributin fisnik për kombin, përpjekjet për mësimin e gjuhës shqipe e zhvillimin e arsimit u përhapën qytet pas qyteti, e cep me cep aty ku flitej e bukura gjuhë e jonë.Ashtu siç nuk ishin fillimet e lehta për të parët tanë, aspak e lehtë nuk është as historia e arsimit të ditëve tona. Të freskëta i kemi kujtimet kur tentuan të na mohonin të drejtën për arsim, të freskëta i kemi përjetimet e të mësuarit në shtëpitë që u shndërruan në djepin e arsimit, vetëm e vetëm që serenata e arsimit të mos ndalonte së kumbuari e rrugëtimi i dijes të vazhdonte përkundër pengesave.

    Sot jetojmë në një realitet ndryshe, sot e drejta për arsim është e garantuar. Por ende sot, sfidat mbeten të mëdha e punët që duhen bërë janë të shumta. Përderisa lëngon sistemi jonë i arsimit, bashkë me të do të lëngojë edhe shoqëria jonë. Sepse, nuk ka vend që jeton në mirëqenie të plotë e gëzon progres të vërtetë, përderisa pjesë të caktuara të shoqërisë ballafaqohen me sfida për t’u qasur bankave shkollore e gjersa aftësia e nxënsve tanë për të përdorur njohuritë dhe aftësitë e tyre të leximit, matematikës dhe shkencës për të përmbushur sfidat e jetës reale nuk janë në nivelin e dëshiruar.Secilën herë që vizitoj shkollat e vendit tonë, kuptoj sa shumë potencial kemi e sa jo mjaftueshëm është bërë. Andaj, rrugëtimin tutje do e vazhdojmë duke prioritizuar investimet në këtë drejtim, duke u angazhuar për një zhvillim të dinjitetshëm të sistemit të arsimit, e duke u angazhuar për mësim cilësor e të qasshëm për të gjithë.Sot dua në veçanti të përkulem përpara punës së mësuesve e të mësuesve tona, përpara të gjithë atyre që ndriçimin e rrugëtimit të dijes e kanë mision të jetës. Ju jeni bazamenti më i shëndoshë i shoqërisë sonë e ata që i ndriçuat me mësimet tona janë garanca jonë më premtuese për një të ardhme më të mirë.Të dashur mësues e mësuese të vendit tonë, urime 7 Marsi!”, ka shkruar Osmani.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Koalicioni “Demokracia në Veprim” mbajti një konferencë për media, ku ofroi një vlerësim të periudhës parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve publike...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.