Vjosa Osmani, e cila me iniciativën e saj “Guxo” garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka dalë kandidatja më e votuar në këto zgjedhje, duke lënë prapa vetes bartësit e listave dhe liderët e partive të tjera politike.
Nga 80 për qind të votave të numëruara deri tani, pa votat e diasporës dhe ato me kusht, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani ka fituar 200, 245 vota, kurse Glauk Konjufca i LVV 125, 970 vota, ose rreth 75 mijë më pak se Osmani.
Ndërsa, kryetari në detyrë dhe bartësi i listës dhe kandidati për kryeministri i PDK-së, Enver Hoxhaj mori gjithsej 73, 615 vota.
Bartësi i listës së LDK-së dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Advullah Hoti, mori 50,204 vota, ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj Haradinaj ka marrë gjithsej 30,189 vota.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe bartësi i listës Fatmir Limaj ka marr gjithsej 13,121vota.
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në vend me 47.85% të votave.
PDK doli partia e dytë më 17.41%, LDK e treta me 13.08%, kurse AAK fitoi 7.43% dhe Lista serbe 5.54%, raporton Telegrafi.
Nisma socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun zgjedhor duke marr vetëm 2.6% të votave.