Vjosa Osmani dhe Albin Kurti sot kanë vizituar ndërmarrjen Trepça në Mitrovicë.
Kandidatja për deputete, në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka publikuar në llogarinë e saj një foto me liderin e VV’së Albin Kurtin në ambientet e ndërmarrjes Trepça.
Ajo vlerësoi se kushtet në Trepçë janë të mjerueshme dhe se kërkojnë trajtim urgjent.
“Në Trepçë – kushte të mjerueshme që kërkojnë trajtim urgjent”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”, krahas fotografisë së publikuar me Kurtin.
Kujtojmë që të dy kanë ecur këmbë edhe në pjesën veriore të Mitrovicës.