×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Liria nuk ka kuptim pa drejtësi për të vrarët

    FrontOnline
    28 Mars 2021

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, njëherësh ushtrues detyre i presidentit bashkë me Vjosa Osmanin, Donika Gërvallën, Saranda Bogujevcin dhe kryetarin e komunës së Podujevës Shpëtim Bulliqin, vazhduan sot homazhet te familja Duriqi në Podujevë, pas homazheve te familja Bogujevci.

    Anëtarë të familjes Duriqi dhe Bogujevci u masakruan nga forcat paramilitare serbe “Scorpion” më 28 mars 1999. Në këtë ditë para 22 vjetëve u masakruan fëmijë, gra dhe pleq, pa i ndarë nga mosha, prej plakut 71-vjeçar deri te fëmija 21 muajsh.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se si institucione do të mundohen për të sjellë drejtësi për familjarët dhe të vrarët. Ai gjithashtu tha se shteti serb nuk është penduar për krimet e kryera në Kosovë, dhe se këto masakra po i trajton sikur të ishin krime ordinere të përditshme

    Konjufca: Serbia nuk ndjen pendesë, trajton masakrat si krime ordinere

    “Është obligim elementar përkujtimi që ta kryejmë pjesën e ndarjes së pikëllimit pikërisht në datat kur kanë ndodhur këto masakra në Kosovë, edhe familjes Duriqi edhe familjes Bugujevci më 28 mars 1999, prej njësive Skorpionët, të cilat janë pjesë e drejtpërdrejtë e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, andaj këtu nuk ka asnjë dilemë se kush e ka përgjithësinë. Në rastin e juaj është drejtpërdrejt shteti i Serbisë me njësitë, me emra, kush kanë qenë në ato njësite, të cilët i kanë kryer masakrat ndaj familjes juaj, por kjo është më e pakta se çfarë mund të bëjmë si institucione pjesa tjetër është që të arrihet drejtësia për ju, për familjen e juaj, ajo që ka pretenduar se Serbia se kinse po i gjykon disa kriminelë të luftës ka qenë vetëm sa për sy e faqe, ata bile edhe u patën liruar para një 3-4 vjetësh kjo tregon se shteti serb jo vetëm se nuk ndjen asnjë pendesë për atë që e ka bërë, por i trajton këto sikur të ishin disa krime kështu ordinere të përditshmërisë e jo masakra”, tha Konjufca.

    Kandidatja për presidente Vjosa Osmani tha se liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për qytetarët që kemi humbur, por edhe për 1133 fëmijët, të cilët ishin fondamenti i shtetit tonë. Ajo tha se do të bëjnë çmos që drejtësia të vihet në vend, pasi që vetëm atëherë do të kenë kuptim liria dhe pavarësia e Kosovës.

    Osmani: Liria nuk ka kuptim pa drejtësi për të vrarët

    “Të tentojmë sadopak ta ndajmë dhimbjen me ju edhe pse për një prind është e pamundur të zbutet dhimbja për humbjen e fëmijës, është thjesht e pamundur andaj është vështirë të gjenden fjalë për ta përshkruar gjithë atë mizori që ka ndodhur, gjithë ato plagë mbi popullin tonë, të cilat akoma janë të hapura dhe do të mbesin të hapura deri në ditën që do të ketë drejtësi për secilin qytetar që e humbën e në veçanti për 1133 fëmijët, gjaku i njomë i të cilëve siç e tha edhe presidenti në detyrë, është vetë në fondamentin e shtetit tonë, prandaj i kujtojmë sot që të gjithë me pikëllim të madh, por mbi të gjitha me vendosmëri të madhe që të bëjmë çmos që drejtësia të vihet në vend, sepse vetëm atë ditë kur kemi drejtësi për secilin fëmijë të humbur, për secilin njeri të tokës sonë që e humbëm gjatë luftës së fundit, atëherë do të ketë kuptim edhe liria edhe pavarësia jonë, deri atëherë edhe kremtet nuk do të kenë kuptim, edhe gëzimi për shtetin tonë nuk do të ketë kuptim, përderisa nuk ka familje në Kosovën tonë që nuk ndjen akoma dhimbje për ata që i kemi humbur”, tha Osmani.

    Përfaqësuesi i familjes Enver Duriqi me lot në sy tha se kjo është hera e parë që përfaqësues të institucioneve vizitojnë ata.

    Duriqi: Serbët masakruan fëmijë e pleq

    “Sot është një ditë e veçantë, bashkërisht i përkujtojmë martirët e familjes Duriqi dhe Bogujevci, para 22 vjetësh forcat serbo-çetnike u vërshuan mbi fëmijët e pafajshëm, ekzekutuan edhe masakruan të gjitha moshat prej plakut 71-vjeçar deri te fëmija 21 muajsh”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Prizren ka arritur t’i ndalojë pesë persona dhë ka sekuestruar shtatë armë,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.