×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Letonia e kupton më së miri pozicionin tonë – Kosova në BE parakusht për një Evropë në paqe

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit që ka zhvilluar sot me presidentin e Letonisë Edgars Rinkēvičs

    Ajo ka thënë se Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës sot, dhe se ajo e kupton më se miri pozicionin tonë pasi që edhe ajo si Kosova, ka një të kaluar të dhimbshme dhe kufizohet me shtete fqinje agresore.

    Tutje, presidentja Osmani ka deklaruar edhe se e ardhmja e Kosovës në BE është parakusht edhe për një Evropë të lirë dhe në paqe.

    ‘‘Sot kam kënaqësinë të ju uroj mirëseardhje në emër të qytetarëve të Kosovës. Në vendin tonë vlerësoheni si një mik i çmuar i Kosovës. Vizita juaj sot në Prishtinë, është dëshmi e marrëdhënieve të ngushta dhe të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Letonisë. Letonia sot është partnere e fuqishme e Kosovës, ju keni përkrahur edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Sot dua të shpreh falënderimet tona të sinqerta. Letonia e kupton më se miri pozicionin  e Kosovës, duke qenë se të dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë, dhe kufizohemi me shtete fqinje agresore. Si Letonia ashtu edhe Kosova jemi të përkushtuar thellë për vlerat euroatlantike. Kosova vërtetë ka nevojë për kampionë sikurse ju. E ardhmja e Kosovës në BE nuk është jetike vetëm për ne si Kosovë, por mbetet parakusht edhe për një Evorpë të lirë të plotë dhe në paqe’’, ka thënë ajo mes tjerash.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm...
    Lajme23 Mars 2025
    Sot, janë bërë tre vjet nga vdekja e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Ajo ishte njëra prej mikeve më të mëdha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se sulmet ruse në mbarë vendin e tij vazhdojnë të jenë një “realitet i përditshëm”, pavarësisht...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Papa Françesku është shfaqur në ballkonin e spitalit në Romë për herë të parë që kur u shtrua në 14 shkurt. Papa...
    Lajme23 Mars 2025
    Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë për vjedhie të rëndë në rrugën “Fehmi Agani”, sot rreth orës 03:00. Në njoftimin...
    Lajme23 Mars 2025
    Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkatarit të BIK-ut Bahri Rexha,...
    Lajme23 Mars 2025
    Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërhyjë për të ndaluar shtrenjtimin e energjisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.