Kandidatja për presidente të Kosovës Vjosa Osmani në 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, ka kujtuar veprimtarët e shquar, Latif Berishën dhe Agim Hajrizin.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se Berisha e Hajrizi mbeten shenja identifikuese të Mitrovicës dhe simbol i përkushtimit për atdhe.
Postimi i plotë:
22 vjet më parë, kur filloi të ndihej jehona e lirisë, Mitrovica e Kosova humbën intelektualin e pashoq Latif Berishën dhe veprimtarin e devotshëm sindikal, Agim Hajrizin së bashku me nënën dhe djalin Ilirin.
Ata u ekzekutuan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, i cili me fillimin e bombardimeve të NATO-s, shënoi fundin e tij.
Të dytë, Latif Berisha e Agim Hajrizi, mbeten shenja identifikuese të qytetit të Mitrovicës e simbol i përkushtimit për atdhe, të cilët me atdhedashurinë dhe angazhimin bën gjithçka për një Kosovë të lirë.
Sot i kujtojmë me respekt këto dy figura, të cilat do të mbeten të nderuara përherë dhe do ta kujtojmë rrugën e zorshme për liri dhe sakrificën e tyre, por edhe shumë të tjerëve për shtetin tonë të pavarur!
Qoftë iu përhershëm kujtimi për ta!