Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një statusi në Facebook ka kujtuar sërish presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke thënë se ai së bashku me Mahtma Gandhi, Nelson Mandela e Martin Luther Kingu, të cilët i prijtën në periudha të ndryshe kohore lëvizjeve paqësore.
“Sot, në ditën ndërkombëtare të lëvizjeve kundër dhunës, bota u falet lëvizjeve të mëdha paqësore, të cilat e kanë shënuar historinë e vjetër dhe të re të saj. Ajo i përkulet fuqisë mobilizuese dhe solidaritetit të paparë ndërnjerëzor, të cilin këto lëvizje ia falën si shembull qëndrese e mosdorëzimi botës së qytetëruar. Nga Mahtma Gandhi te Nelson Mandela; nga Martin Luther Kingu te Ibrahim Rugova e Vaclav Haveli, bota njohu personalitete të jashtëzakonshme intelektuale e politike, të cilët me fuqinë e mendjes së tyre, me ngulmimin prej qëndrestarësh dhe me vizionin prej ideologësh nacionalë ia falën botës modelin e papërsëritshëm të sjelljes politike karshi dhunës”, ka shkruar Osmani.
Sipas saj ata e jetësuan fatin e popujve të tyre në ëndrrën e madhe të lirisë, ua falën atyre lirinë për veten, por edhe për tjetrin, duke e skalitur modelin e papërsëritshëm human në politikë.