×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kujton Mas*akrën e Kralanit: Na obligon e ardhmja të kërkojmë llogari për të kaluarën

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e Masakrës së Kralanit në Gjakovë.

    Osmani tha se regjimi gjenocidal i Serbisë, pasi që i rrëmbeu nga kolonat e të zhvendosurve, vrau dhe dogji 87 civilë, ndërsa 45 të tjerë i ekzekutoi brutalisht në Çupevë të Epërme dhe të Poshtme, Gllarevë, Përçevë, Sverkë dhe Gremnik të Klinës.

    “Këto ngjarje janë dëshmi e përpjekjeve për shfarosje dhe spastrim etnik. 11 viktima të identifikuara nga Malisheva, Skenderaj dhe Klina nga Masakra e Kralanit u rivarrosën dje dhe sot, në përvjetorin e masakrës, në vendlindjet e tyre”.

    “Pas 26 vitesh pritjeje, Gjakova dhe e gjithë Kosova nderoi 11 viktima të Masakrës së Kralanit, e cila është njëra ndër krimet më monstruoze të forcave gjenocidale të Serbisë”, tha Osmani.

    Më tej, e para e shtetit u shpreh se e kanë obligim, që në emër të së ardhmes të kërkojnë llogari për të kaluarën.

    “Drejtësia për ta ishte, është dhe do të jetë detyrë shtetërore, kombëtare dhe njerëzore. Kosova nuk harron! Lavdi për të gjithë martirët dhe të rënët për lirinë e vendit”, shkroi ajo.

    Presidentja Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Kralanit dhe asaj të Qupevës së Epërme

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.