Kandidati për kryeminisët nga Vetëvendsoje, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani kanë mbajtur një konferencë për media.Osmani thotë se mandati i fituar nuk është për hakmarrje dhe se korrupsioni do luftohet pa kompromis.
“Sot Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë. Duke qëndruar këtu jemi të vetëdijshëm për besimin që na e keni dhënë. Përgjegjësia është edhe nder i madh, e do punojmë për demokracinë. Ky nuk është mandat për hakmarrje. Do luftojmë pa kompromis korrupsionin. Zëri juaj do jetë zëri ynë. Fitorja e sotme plebishitare është përgjigjie për ata që nuk besonin. Qytetarët e bën të ditur se e ndëshkojnë keq qeverisjen. Sot fillon puna për ndryshimin dhe luftimin e pandemisë”, deklaroi Osmani në konferencë për media.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/146334457328706