×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani, komandantit të ri të KFOR-it: Objektivi strategjik i Kosovës, integrimi në komunitetin euroatlantik

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të shoqëruar edhe nga komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

    Sipas Osmani, Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë diskutimit, Osmani shprehu vlerësimin për mbështetjen e NATO-s, për lirinë e Kosovës si dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë.

    Në këtë kontekst, Osmani ritheksoi objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

    Presidentja ka uruar gjeneralmajor Barduani për marrjen e detyrës dhe ka rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në gjithë territorin e Kosovës dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Musliu-Shoshi ka thënë se...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e ka konfirmuar se dy këmbësore janë goditur me veturë në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet. Këtë e bëri të ditur...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i ka shprehur mirënjohjen më të thellë komandantit të deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani, kanë zhvilluar...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një reagim pasi në media është raportuar se komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka paralajmëruar pezullim...
    Kronika11 Tetor 2024
    11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në Veternik, ku janë përfshirë një kamion dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. Kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.