Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit një vit më parë.
Ajo nga foltorja e Kuvendit kërkoi “Drejtësi për Kujtimin” dhe përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale për mos parandalimin e këtij rasti.
Osmani në deklarimet jashtë rendit të ditës në Kuvend, tha se shteti dështoi në mbrojtjen e Kujtimit.
“Vrasja e Kujtim Veselit është pasojë e dështimit të dyfishtë. Është dështim i bashke ndjesisë njerëzore si dhe është dështim i përgjegjësisë dhe profesionalizmit institucional. Derisa mungesa e të parës është gjithmonë brengosëse dështimi institucional është dështim kolektiv shoqëror. Dëshmi për vite të tëra për gjithë ne si shtet dhe shoqëri që kemi dështuar të dënojmë dhe luftojmë sa duhet racizmin ndaj komuniteteve romë, ashkëtinj dhe egjiptian. Të marrësh njerëz njerëzisht është akti më i pafalshëm pavarësisht kush e bënë dhe çfarë rrethana e bënë, apo ndaj kujt e bënë këtë akt. Por në rastin e Kujtimin dështoi shteti në mbrojtjen e tij”, tha Osmani.
Ajo më tej apeloi që raste të tilla mos të ndodhin në të ardhmen dhe institucionet të jenë më të përgjegjshme.
“Dështuam në mënyrë sistematike për të parandaluar keqtrajtimin dhe vrasjen e Kujtimit. Dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit kanë qenë të parandaluese. Këtë e ka konstatuar edhe Avokati i Popullit në raportin e publikuar enkas për këtë rast. Dështimi i institucioneve në parandalimin e vrasjes së Kujtimit shpërfaq edhe racizmin institucional diskriminuese dhe ndaj komuniteteve”, tha ajo.