×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani ia dorëzon kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, familjes së Agim Ramadanit

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhuruar sot familjes së heroit, Agim Ramdani kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”.

    Lajmin e ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në Facebook, e cila tha se Agim Ramadani është njëri ndër komandantët më të shquar të UÇK-së.

    “Familjes së heroit të kombit, Agim Ramadanit, veprimtarit e luftëtarit të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ia dorëzuam kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, të cilën ia kishte ndarë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e të cilën më 19 prill 2009 ia kishte dorëzuar presidenti Fatmir Sejdiu. Fatkeqësisht, medalja ishte humbur pa fajin e familjes dhe legjislacioni aktual lejon që ajo të ridorëzohet në raste të tilla”, ka shkruar Osmani.

    “Agim Ramadani është njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në betejën e Koshares e theu kufirin i cili i ndante shqiptarët dhe e krijoi shpresën për çlirimin përfundimtar të Kosovës.  Duke ia dorëzuar këtë dekoratë familjes së heroit Ramadani ne e ritreguam kujdesin e institucioneve të vendit ndaj atyre që me heroizmin e tyre na mundësuan ta preknim lirinë, por edhe ndaj familjeve të tyre. Ky kujdes do të jetë i vazhdueshëm”, tha ajo./Front Online

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/300631348088078

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ishte privilegj pjesëmarrja na ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë para nga afër ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Në një lidhje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e ish-ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007...
    Lajme15 Tetor 2024
    Përveç shlyerjes së borxheve në mënyrë ilegale për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, tashmë i arrestuari Naser Hafizi ishte vënë në funksion...
    Sport15 Tetor 2024
    Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, që luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja zhvillohet në kuadër të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip15 Tetor 2024
    Xhemi Shehu prej disa sezonesh, ajo ishte moderatore e “Portokalli” ku fitoi zemrat e publikut përpos moderimit edhe me aftësitë si aktore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.