×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Gratë e dhunuara gjatë luftës janë viktima të dyfishta

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani shkruan se të mbijetuarat e dhunës seksuale janë viktimë e krimit por edhe viktimë e paragjykimeve nga shoqëria.

    Kjo është arsyeja se pse ato zgjedhin t’i vuajnë pasojat emocionale e traumatike në heshtje e izolim, thotë Osmani.

    Osmani thotë se këto gra nuk janë vetëm, ato kanë mbështetjen e organizatave. Por ne mbështetësit e tyre jemi të paktë në numër thotë Osmani.

    Të jesh me to do të thotë të kërkosh çdo ditë me ngulm drejtësi, tha ajo.
    Ky është postimi i saj i plotë:Të mbijetuarat e dhunës seksuale në luftë janë viktima të dyfishta: së pari janë viktimë e vetë krimit, e së dyti, viktima të paragjykimeve nga shoqëria, sa që një pjesë e madhe zgjedhin t’i vuajnë pasojat emocionale e traumatike në heshtje e izolim të plotë. E mbi të gjitha, ato duan drejtësi.
    Këto gra nuk janë vetëm! Në njërën anë, ato kanë mbështetjen e organizatave si Medica Gjakova, të cilën e vizituam këto ditë, e organizatave të tjera simotra që nuk reshtin së rezistuari çfarëdo presioni, e në anën tjetër, na kanë ne të cilët ju përkulemi përpara qëndresës së pashoq përballë dhimbjes e vuajtjes që ato përjetojnë. Por ne mbështetësit e tyre jemi ende të paktë në numër. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbështetje, por ka të bëjë me kuptimin e vërtetë të vuajtjes e pasojave shkatërruese shumëdimensionale të luftërave. Të jemi aty për të mbijetuarit, do të thotë të jesh aty për t’u ballafaquar plotësisht me të kaluarën, për të udhëhequr shoqërinë tonë drejt një rehabilitimi të shëndoshë, solidar, e me me mirëkuptim të plotë për vuajtjet e brengat e secilës e secilit. Mbi të gjitha, të jesh me to, do të thotë të kërkosh çdo ditë e me ngulm DREJTËSI.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga dega...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave që lidhen me procesin e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, duke i cilësuar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar “korrupsionin e Qeverisë në grantet e dhëna për familjarët e tyre, mafinë energjetike, rezervat...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues prej shtatë (7) vite burgim dhe 1,500 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.Th. dhe...
    Vip18 Nëntor 2024
    Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Driloni dhe Edi kanë sfiduar njëri-tjetrin. Ata janë shtyre mes vete në rrëzimin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    “Hykmete Bajrami është zonjë e fortë”, në këtë mënyrë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar bashkëpartiaken...
    Sport18 Nëntor 2024
    Sonte Kosova do të përballet me Lituaninë nga ora 20:45, në stadiumin ”Fadil Vokrri”. ”Dardanët”, kanë treguar dy prej koregrafive që kanë...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.