×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Fatkeqësi që Kosovës nuk i lejohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    U.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në konferencën virtuale ndërkombëtare më rastin e 70-vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Osmani përgëzoi Këshillin e Evropës – Zyra në Prishtinë dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë për këtë organizim, duke potencuar rëndësinë e angazhimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

    “Me tendencat gjithnjë e në rritje për të vënë në pikëpyetje vetë themelet e kësaj Konvente, ngjarje dhe konferenca të tilla na ofrojnë një mundësi të shkëlqyeshme për të reflektuar mbi atë se sa larg kemi arritur dhe çfarë duhet të prioritizojmë në rrugëtimin tonë tutje për ta garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

    Sipas saj, është mirë që Konventa nuk ka mbetur e ngrirë në kohë, porse nëpërmjet praktikave gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka arritur t’i përshtatet rrethanave.

    “Edhe pse mbetet i pakontestueshëm fakti që kjo Konventë paraqet dokumentin më të rëndësishëm e më të suksesshëm deri më tash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë, është fatkeqësi që Kosovës nuk i lejohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Në Kosovë, Konventa është e zbatueshme drejtpërdrejt me nenin 22 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Mirëpo, është vërtetë jo e drejtë që Kosova ende nuk është anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ngaqë një gjë e tillë përbën në vete shkelje të të drejtave të njeriut përmes mohimit të të drejtës për qasje në drejtësi për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar u.d.Presidentja.

    Në konferencën ndërkombëtare e cila po i vazhdon punimet, pjesëmarrës janë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, udhëheqësi i zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, përfaqësues të lartë të Këshillit të Evropës, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut etj.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti. Ai...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.