U.D së presidentit, Vjosa Osmani ka mbajtur takim virtual me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Në njoftimin e zyrës së Osmanit thuhet se në vazhdën e takimeve të rregullta, u diskutua në veçanti për pandeminë Covid-19.
“Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani-Sadriu, ka biseduar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z.Philip Kosnett. Ata kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë. Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik”, thuhet në njoftim.